Misteri i Emrit dhe Tërmçishti
Ne shkrimet e deritanishme nuk ka te dhena se strimnica me kete emer eshte permendur ne ndonje dokument historik. Kjo nuk do te thote se ky fshat nuk ka ekzistuar ne kohet me te hershme por nuk ka te dhena per emrin e tij, as bile ne dokumentet te pereandorise osmane.
Gojëdhëna: "Strem + Nisa"
Sipas gojedhenave qe ruhet sot e kesaj dite e Strimnices, toponimi Strimnicë ka mbetur nga fjalia Strem + Nisa.
Vesel Mata, njeri nder banoret e pare te fshatit kur eshte vendosur ketu, i eshte rrekur punes bashke me pese djemt e tij qe te mbjelle hardhi rrushi, prandaj ka bere ( Strem ).
Vjetërsia dhe Bellopolja
Vjetërsia e vendbanimeve
Strimnica hyn ne grupin e fshatrave relativisht te moçëm te fushegropes se Pollogut, te cilat per nga vjetersia, u perkasin periudhave te ndryshme kohore. Disa prej tyre permenden qysh para e.r., disa jane mbeturina te vendbanimeve te vjetra romake, kurse disa te tjera zanafillen e kane ne mesjete.
Eshte fshat me i ri se Zhelina, ne terthoret e te cilit permendet se ka ekzistuar nje vendbanim qysh ne kohen e re te gurit, 6000-4000 vjet para ne vendin e quajtur sot Bellopole, ne anen e djathte te rrjedhes se Vardarit, afer 500 m, ne veriperendim te pozites se tanishme te fshatit.